Reshjet e borës në stinën e dimrit janë normale, por normale nuk është nëse kompanitë e pastrimit i zë në befasi bora.
E duket se kjo i ka ndodhur sot kompanisë e cila është kontraktuar për pastrimin e borës në aksin rrugor nga Aeroporti i Prishtinës deri në Komoran.
Nga videot që i ka siguruar Ballkani.info shihet bora e pastruar dhe vështirësitë e automjeteve për të kaluar nëpër këtë aks.