Reshjet e borës në stinën e dimrit janë normale, por normale nuk është nëse kompanitë e pastrimit i zë në befasi bora.

E duket se kjo i ka ndodhur sot kompanisë e cila është kontraktuar për pastrimin e borës në aksin rrugor nga Aeroporti i Prishtinës deri në Komoran.

Nga videot që i ka siguruar Ballkani.info shihet bora e pastruar dhe vështirësitë e automjeteve për të kaluar nëpër këtë aks.

Të kujtojmë se ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se bora nuk do t’i zë të papërgatitura kompanitë kontraktuese, por ja që kjo i ka ndodhur kompanisë përgjegjëse për pastrimin e kësaj pjese. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=PLqYfYyVERE&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3oJYJvph8cp2E8CekGfTmiJrPGGWteZqLDSxWvkf-mug38gY6FymTBGeQ