Rruga ikonike e Deçanit që e lidh këtë qytet me shumë fshatra, duke nisur nga Lluka, do të ndërtohet dhe zgjerohet me 6.5 kilometra dhe do të jetë me standarde të larta.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Edhe një tjetër projekt madhor për Deçanin! Rruga “Elez Geci e Maxhun Berisha” do të ndërtohet dhe zgjerohet me 6.5 km standarde të reja! Çfarë përfshin ky projekt? Trotuare moderne, ndriçim publik, kanalizim dhe ujësjellës, kanale për ujitje, shteg i mundshëm për biçikleta, mbjellje fidanishte dhe gjelbërim, standarde të larta ndërtimi dhe sigurie”, ka shkruar Ramosaj.
@ballkani.info ♬ original sound – Ballkani.info
Sipas tij, kjo rrugë do të ketë edhe masa sigurie përgjatë kanalit, përfshirë mbrojtëse anësore dhe sinjalistikë paralajmëruese, sinjalistikë rrugore moderne për rritjen e sigurisë.
“Sot, me ekspertët e fushës, inspektuam gjendjen aktuale të rrugës, si hap i parë drejt projektit ideor që do ta bëjë realitet këtë investim! S’kemi me u ndal!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







