Ish-imami, Shefqet Krasniqi ishte bërë pjesë e shumë diskutimeve në Kosovë që mbulonin shumë tema të rëndësishme në të cilat po kalonte Kosova.

Kransiqi predikonte një interpretim të Islamit që filloj të admirohet nga disa anëtarë të komunitetit mysliman, por dhe kritikët ishin të shumtë të cilët akuzonin predikimin e Krasniqit.

Sipas kritikëve <>, shkruan Ballkani.info.

Brenda një kohe, Shefqet Krasniqi u bë person tejet i diskutueshem në opinion publik – ishte involvuar në disa debate me figura të njohura politike.

Nëpër rrjetet sociale kishte edhe përplasje nga debatet fetare që po e mbulonin diskursin publik kosovar.

Përfshirja e shqiptarëve në konflikte të armatosura në Siri dhe Irak kishte ngritur shqetësime institucionale.

Në shtatorin e vitit 2014 ishin arrestuar nëntë hoxhallarë dhe politikani, Fuad Ramiqi. Ata akuzoheshin për nxitje të urretjes.

Shefqet Krasniqi, përpos akuzave për nxitje të urretjes, specifikisht nga hoxhallarët tjerë ishte akuzuar edhe për shmangie tatimi.

Kishte kaluar pak kohë në burg ku ishte liruar me kusht. Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) e kishte përjashtuar nga pozita e imamit në Xhaminë e Madhe, Prishtinë.

Një revoltim i përkrahësëve të tij filloi. U paralajmëruar edhe protesta poqë u anuluan.

Pas një procesi të gjatë gjyqsorë, Shefqet Krasniqi u shpall i pafajshëm nga të gjitha segmentet e sistemit të drejtësisë për  të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria.

Një peticion i nisur për rikthimin e Krasniqit në pozitën e imamit në Xhaminë e Madhe ka arritur mbi 5.000 nënshkrime. Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) tha të premten e kaluar për Ballkani.info se nuk bien pre e asnjë presioni.

Por, Imami Shefqet Krasniqi sot thuhej do të rikthehet me ligjerata në xhami, kështu thuhet në një kumtesë.

““Zyrtare, Ju njoftojme se hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi rifillon dersin e tefsirit kete te Merkure (14.11.2018) pas namazit te Jacise ne xhamine e madhe ne Prishtine.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale”.

Ahmed Sadruiu nga BIK, ka demantuar se Krasniqi do të ju rikthehet ligjeratave. Kjo po kalon në një përplasje mes BIK-ut dhe anëtarëve të komunitetit myslimanë që përkrahin, Shefqet Krasniqin.

Rruga e Krasniqit nga të qenuarit në qendër të vëmendjes në disa raste, kaloi në përballje gjyqsore e më pas edhe më përpjekje për rikthimin e tij. /Ballkani.info/