Rruga e papërfunduar Prishtinë-Podujevë, vetura aksidentohet në pjesën që po punohet

Rruga Prishtinë-Podujevë vazhdon të jetë e papërfunduar që disa vjet. Kohë pas kohë aty shtrohen dhe zgjerohen pjesë të caktuar, por zgjerimi përfundimtar i saj ende mbetet vetëm dëshirë.

Mospërfundimi i kësaj rruge ka sjellë edhe probleme të shumta sidomos për vozitësit.

Ballkani.info ka siguruar një fotografi ku një veturë ka rënë pjesën e papërfunduar të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Penuhë.

Ndërkaq dje, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me kryetarin në detyrë të Podujevës, Nexhmi Rudari i cili është edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e neserme, kanë përuruar nisjen e punimeve të një pjesë të kësaj rruge. /Ballkani.info/