Rron Gjinovci përllogarit pagat me koeficientin që caktoi Qeveria: Këto janë rroga të mjerimit dhe varfërisë

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës vendosi që vlera monetare e koeficienit të pagave të jetë 105 euro për këtë vit.

Gjinovci ka përllogaritur pagat për disa pozita bazuar në këtë vlerë të koeficientit, duke thënë se kjo janë paga të mjerimit dhe varfërisë.

“Keto rroga jane rroga te mjerimit dhe varferise. Ideja hajde krejt t’jena bashke ne varferi, eshte ide e gabume”, ka shkruar Gjinovci.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.