Rron Gjinovci i reagon babait të tij pasi ai ironizoi me të

Aktivisti, Rron Gjinovci ka reaguar pasi pak më parë babai i tij, Arbri ironizoi me të, duke e pyetur se pse “i jepte zor” gjatë kësaj kohe, meqenëse nuk ishte pjesë e listave zgjedhore.

Në postimin e babait, Rroni ka pyetur nëse ata kanë votuar për ndryshim.

Përveç komentit, Rroni e ka shpërndarë këtë postim edhe në profilin e tij.

“Baba një kungj për zgjedhje. P.S. baba osht pak i Korçës “jote më” ”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, Arbër Gjinovci ka ironizuar duke shkruar se ai dhe bashkëshortja e kërkuan emrin e Rronit në listë, por pastaj e kuptuan se ai nuk ishte në garë.

 “Rron Gjinovci ,unë dhe jote më, desh jemi mytë me komisionera tu e lyp emrin tond por nuk ishe ne garë ????”, thuhet në postimin e Arbrit.