Rron Gjinovci i reagon ashpër trajnerit të Llapit që ofendoi gazetaren e sportit

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së Trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, i cili e ka fyer gazetaren e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Qëndresa Krelani, në një emision të drejtpërdrejt televiziv, duke e quajtur palosëse gazetash dhe pastruese, pas kritikave që ajo ia bëri punës së tij në klubin llapjan.

Gjinovci gjuhën e Batatinës ndaj Krelanit e ka quajtur seksizëm total teksa ka shtuar se, “ma së shumti i shashtrisin gratë legjendare që ju futen në hapësinat e tyne të sigurta “mashkullore”, siç është për shembull: sporti”.

Reagimi i plotë i tij:

Seksizëm total. Për me kon gazetare e sportit sipas ktij, kjo zoja po u dashka m’u vesh ndryshe. Meshkujt shqiptarë, si persona me pafund pasiguri mrena vetes, që i mshefin me telefona, kerre, syza, qëndrim mangupesk etj. etj. ma së shumti i shashtrisin gratë legjendare që ju futen në hapësinat e tyne të sigurta “mashkullore”, siç është për shembull: sporti. Po legjendë kjo zoja. Hallall! P.S. Pa kalu na krejt si shoqni në shekullin 21 shumë vshtirë kena me pasë.