Rrokulliset vetura në Llapashticë të Podujevës, ka të lënduar (FOTO)

Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se nga ky vetaksident kanë mbetur të lënduar dy persona, por se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e policisë.

Në fotografitë e siguruara nga Ballkani.info shihet se si një veturë është rrokullisur. /Ballkani.info/