Rrokulliset autobusi me turistë gjermanë në Portugali, humbin jetën 28 persona (VIDEO)

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe shumë tjerë janë lënduar, kur në ishullin portugez Madeira autobusi i mbushur me turistë gjerman u rrokullis.

Në fotografitë e publikuara nga mediat portugeze, shihet një autobus me ngjyrë të bardhë i rrethuar nga zjarrfikësit. Raportohet se të paktën 19 autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Që të gjithë turistët që ishin brenda autobusit ishin gjermanë, ka njoftuar kryetari i qytetit Felipe Susa.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë se çfarë ka ndodhur. Nuk po mund të ballafaqohem me dhimbjen e këtyre njerëzve”, ka shtuar Susa.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 ku shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe kishte devijuar nga rruga.