Rrokulliset autobusi me pasagjerë në Serbi, raportohet për të vdekur

Rrokulliset autobusi me pasagjerë në Serbi, raportohet për të vdekur

Në afërsi të liqenit artificial dhe digës Rovna në juglindje të qytetit serb Valevë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Deri të aksidenti erdhi kur një autobus me plot pasagjerë u rrokullis, e sipas informacioneve të para një person ka humbur jetën e 15 tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, autobusi u rrokullis kur shoferi doli nga mjeti dhe harroi ta tërheq frenin e dorës, ku autobusi filloi të lëvizë pas dhe në një moment u rrokullis.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtësi, zjarrfikësve dhe policia e Serbisë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.