Rrjedhje votash nga LVV e LDK në Prizren, asamblistet e tyre votojnë kandidaten e PDK-së për kryesuese

Antigona Bytyqi nga PDK, zgjidhet Kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Dy asambliste të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një e LDK-së e votojnë kryesuesen nga radhët e PDK-së në Prizren

Shqipe Shatri dhe Nazife Kokollari, që të dyja asambliste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kanë votuar kundër vendimit të partisë Lëvizjes Vetëvendosje, duke e mundësuar zgjedhjen e kryesueses në Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së Antigona Bytyqi.

Përveç këtyre asamblisteve të VV-së, votën për e ka dhënë edhe asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren Kujtesa Shatri, e për të cilën LDK-ja ka vendosur ta përjashtoj nga partia.

Antigona Berisha Bytyçi u zgjodh kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit me 21 vota që në raundin e parë.