Vetëm gjatë ditës së sotme në Serbia janë regjistruar 81 raste të reja me koronavirus.

Serbia është duke u përballur me rritje të madhe e në mënyrë të shpejtë të të prekurve me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë të mërkurës deri në ora 15:00, janë regjistruar 81 raste të reja nga 245 sa ishin testuar si të dyshuar për koronavirus, transmeton lajmi.net.

Aktualisht në Serbi janë gjithsej 384 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe katër persona kanë ndërruar jetë të cilët ishin të infektuar nga ky virus.

Siç raportojnë mediet në Serbi, deri pasditen e së mërkurës janë testuar gjithsej 1 mijë e 161 persona në laboratorin kombëtar.