Rritja enorme e rasteve me Covid, Bulliqi: Faji kryesor është te qytetarët

Kosova po kalon ditë kritike si pasojë e përballjes me koronavirusin. Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ishte i madh. 20 viktima nga Covid-19 u raportuan gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që u konfirmuan 932 raste të reja.

Gjendje e rënduar është edhe në disa komuna të vendit.

Kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi, ka folur për situatën e rënduar nga Covid-19 në vend, ka thënë se kryesor për rritjen e infektimeve ka thënë se janë qytetarët.

“Faji kryesor është te ne qytetarët, sepse duhet të jemi me në nivel, dhe të kemi kujdes. Për arsye se është e vërtetë se lirimi i masave ka ba një hapje paksa të tepruar të qytetarëve tanë, ka thënë Bulliqi për Klan Kosova.

Tutje Bulliqi tha se që nga shfaqja e virusit COVID-19 ka pasur 65 raste të vdekjes në komunën e Podujevës.

“Numri prej 65 raste të vdekjes është numër që kur është paraqitur virusi në muajin mars të vitit 2020. Shumica e rasteve kanë qenë persona të moshuar që kanë pasur probleme ose atyre me moshë mesatare”.

Ai theksoi se deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar 35 mijë e 120 qytetarë.

“Deri më tani kemi 35 mijë e 120 qytetarë, qoftë me dozën e parë apo të dytë. Në 24 orë numri më i madh që janë vaksinuar është 993 qytetarë”