Rritja e rasteve me koronavirus në Ferizaj, kryetari i Komunës ka një lutje për qytetarët

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, ka reaguar pas shtimit të rasteve të reja më koronavirus e që në këtë komunë sot janë shënuar 16 sosh.

Aliu, përmes një njoftimi në Facebook, ka lutur qytetarët e kësaj komune që të shmangin ndejat familjare, daljet në sheshe dhe rrugë si dhe të krijojnë distancën fizike.

“Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi”, ka shkruar ai.

Tutje Aliu ka thënë se së shpejti do ta kalohët situata me koronavirus, por që fillimisht sipas tij lypset normalizimi i situatës duke respektuar sjelljen në kohë pandemie.