Rritja e rasteve me COVID-19 në Francë, kryeministri: Vendi po shkon në drejtimin e gabuar

Rritja e ndejshme e rasteve të reja me koronavirus në Francë ka bërë që kryeministri Jean Castex të paralajmërojë se vendi po shkonte “në drejtim të gabuar”.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 1,397 raste të reja me COVID-19, ndërsa 14 persona humbën jetën.

Shifrat e fundit detyruan autoritetet që ta shtyjnë lejimin e grumbullimeve mbi 5,000 persona deri në 30 tetor. Kryeministri Castex gjithashtu u kërkoi autoriteteve lokale ta zgjerojnë më tej kërkesën për mbajtjen e maskave në publik.

“Situata epidemiologjike të cilën po e ndjekim nga afër po përkeqësohet: 2,000 raste të reja në ditë krahasuar me 1.000 tre javë më parë,” tha Castex gjatë një konference për shtyp në Montpellier. “Rreth 25 vatra të reja identifikohen çdo ditë në krahasim me pesë që ishtin javë më parë”, shtoi ai.

Tashmë në Francë është e detyrueshme mbajtja e maskave në transportin publik dhe hapësirat e brendshme, përfshirë dyqanet dhe zyrat qeveritare.

Më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur tashmë nga sëmundja në Francë, e cila përjetoi një valë të madhe të rasteve në muajt mars dhe prill.