Rritja e rasteve me COVID 19 alarmon institucionet, Hoti takohet me Zemajn

Rritja e rasteve me COVID 19 në Kosovë, e veçanërisht në kryeqytet ka alarmuar institucionet.

Dje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar një vendim ndryshe për kryeqytetin.

Sot ndërkaq, Zemaj do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti derisa nuk dihet nëse do të diskutohet për mundësinë e vendosjes së masave të reja.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë ndërlidhet edhe me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësorë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj, do t’u drejtohen edhe mediave për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet në ora 09:30.