Rritja e numrit të rasteve, Bekim Haxhiu: Po hyjmë në fazën e tretë të pandemisë

Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit në Shëndetësi, Bekim Haxhiu, përmes një statusi të bërë në FB situatën aktuale me pandeminë COVID-19 e quan shqetësuese.

Derisa ai thotë se rritja e rasteve të fundit po paralajmëron se po hyjmë në valën e tretë të pandemisë.

Haxhiu, ka thënë se respektimi i Ligjit Anti-COVID dhe rekomandimet e IKSHPK-së, duhet të respektohen nga qytetarët.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ju lutem tregoni kujdes të shtuar!
Jemi në prag të valës së tretë të pandemisë COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit është shqetësuese dhe paralajmërim se po hyjmë në valën e tretë të pandemisë COVID-19.
Rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj duhet angazhim dhe kujdes maksimal i të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.

Respektimi i Ligjit Anti-Covid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, mbajtja e distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetarë të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së corona virusit.

P.S. Numrin e rastev nê javën e fundit.
Raste aktive COVID-19:
E martë —- 2478,
E hënë —– 2332,
E dielë—— 2192,
E shtunë — 2062,
E premte — 1953,
E enjte —– 1871,
E mërkurë — 1770,
E martë —- 1695,

Raste pozitive COVID-19:
E martë —- 197,
E hënë —– 205,
E dielë —– 186,
E shtunë — 166,
E premte — 169,
E enjte —– 159,
E mërkurë– 124,
E martë —- 130.