Rritja e çmimit të naftës, reagon aktori kosovar: Nana m’thirri në telefon, Evlad mos dil fërrca-fërrca se 1.68 nafta

Në vendin tonë ende po vazhdon rritja e çmimit të naftës.

Për këtë situatë, nuk kishin si të mungojnë batutat e shumta nga aktorët tanë.

Aktori kosovar, Plumb Emini i njohur me emrin artistik si Rrahim Struja, përmes një video në ‘Facebook’ ironizoi duke thënë që ani pse është shtrenjtuar nafta në 1.68 cent, veturën nuk do ta mbush më shumë se 10 euro.

“A ju ka marrë malli për ketë ndjenjën kur e lejshim kerrin n’ler. E tash, nana m’thirri në telefon, Evlad mos dil ferrca, ferrca me kerr se 1.68 nafti.

Oj nanë, thash edhe 2 euro le ta bojn se djalin ton s’mujn me bo budall. Përmi 10 euro kurrë nuk ja qes“.