Rritja e çmimit, qeveria e Kosovës thotë mos u nxeni me rrymë – ja çfarë ka bërë qeveria norvegjeze për qytetarët

Qeveria e Norvegjisë po planifikon të ndihmojë qytetarët t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Kjo po bëhet sipas raportimeve për ta zbutur ndikimin nga rritja e çmimeve të energjisë.

Kostoja e këtij subvencionimi do të jetë diku rreth 5 miliardë krona norvegjeze (560 milionë dollarë), për muajin e fundit të vitit dhe për tremujorin e parë të vitit 2022.

Një rritje e kostos së energjisë elektrike në nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë ka bërë presion mbi qeverinë e pakicës së qendrës së majtë për të gjetur mënyra për të zbutur goditjen nga kriza.

“Një situatë e jashtëzakonshme si kjo kërkon masa të jashtëzakonshme,” tha Stoere në një konferencë shtypi.

Plani vjen pas masave të mëparshme të paraqitura nga qeveria që arrinin mes 4 miliardë dhe 5 miliardë krona, tha Ministri i Financave Trygve Slagsvold Vedum.

Sipas propozimit, qeveria do të paguajë gjysmën e pjesës së faturave të energjisë mbi çmimet prej 0.70 krona për kilovat orë (KWh) ose më shumë, me një kufi të vendosur në 5,000 KWh në muaj.