Gjermania vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rritën për 2,352 në 148,046, njoftuan të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.

Gjermania ka shënuar një ditë të tretë radhazi të infeksioneve të reja të përshpejtuara.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit për 215 në 5,094, tregoi raporti.

Rreth 3800 pacientë janë shëruar brenda 24 orëve të fundit.