Edhe Haki Abazi, ish-zv kryeministër, ka folur për çështjet e brendshme në LDK, saktësisht për propozimin e shkarkimit të nënkryetares Vjosa Osmani.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja pasi rrëzoi qeverinë Kurti, po do ta rrëzojë edhe njeriun më të votuar në parti.

Sipas Abazit, në LDK lejohet fjala e lirë vetëm për “analfabetët me mustaqe”.

“Tani duan ta rrëzojnë edhe njeriun më të votuar të partisë së tyre Vjosa O. Kësaj po i vie era diferencim ideopolitik i kohës së Rrahman Morinës në partinë ku lejohet fjala e lirë për analfabetët me mustaqe por për të tjerët e sidomos jo për grate”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë:

E zgjodhën Thaçin president

Thaçi tha Rugova ishte pijanec

E nënshkruajtën demarkacionin me Thaçin

Thaçi i rrëzoi nga qeveria- sikter në Prapashticë

Historia e 3% në qafë edhe Dardania Banka…

E bënë Vjosa O. të parën në listë por nuk e duan!

E ngrehën zvarrë Donika Gërvallën

I harruan të vrarët- i kthyen në pazare për poste

E rrëzuan qeverinë Kurti në mes të pandemisë e bënë një qeveri ilegale të Thaçit me listën Serbe

Tani duan ta rrëzojnë edhe njeriun më të votuar të partisë së tyre Vjosa O. Kësaj po i vie era diferencim ideopolitik i kohës së Rrahman Morinës në partinë ku lejohet fjala e lirë për analfabetët me mustaqe por për të tjerët e sidomos jo për gratë.