Rritet numri i vdekjeve në Kosovë, për një muaj ndërruan jetë 835 qytetarë

Sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë në muajin korrik janë regjistruar 835 raste, prej tyre  meshkuj 457 dhe femra 378 raste. Krahasuar me muajin qershor 2022 ka pasur rritje të numrit të personave të vdekur për 16 për qind.

 Numri i vdekjeve është rritur në Kosovë gjatë muajit korrik.

Agjencia e Statistikave ka treguar se gjatë korrikut 835 qytetarë të Kosovës kanë ndërruar jetë, që paraqet një rritje prej 16 për qind krahasuar me muajin qershor.

“Sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 835 raste të vdekjeve, prej tyre  meshkuj 457 dhe femra 378 raste. Krahasuar me muajin Qershor 2022 kemi rritje të numrit të personave të vdekur për (16%)”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Demokracia.com.

ASK ka treguar edhe numrin e personave që kanë ardhur në jetë. Sipas shifrave numri i lindjeve në muajin korrik ishte 2 mijë e 498.

“Duke u bazuar në dhënat administrative për muajin Korrik janë regjistruar 2.498 Lindje të ndodhura në  Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1.303 dhe femra 1.195.Krahasuar me muajin Qershor 2022 kemi rritje të numrit të lindjeve për (4%)”.

Kurse, sipas ASK-së në muajin qershor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 444 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 148 raste.

ASK-ja ka treguar se do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative