Rritet numri i të vrarëve nga sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë, flasin dëshmitarët

Një sulm me raketë në një bazë ushtarake pranë Lviv i ka lënë të vrarë 20 persona, kanë thënë punonjësit e urgjencës për Guardian.

The Guardian raporton se numri i raportuar i vdekjeve e ka tejkaluar atë të shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjesin e së dielës.

Maksym Kozytskyy kishte thënë se nëntë persona ishin vrarë nga sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqes dhe Sigurisë me 57 të plagosur.

Dy shpërthime të mëdha u panë të dielën në bazën ushtarake në Yavoriv, ​​një qytet vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 05:45.

“Xhamat më dridheshin. E gjithë shtëpia dridhej. Ishte errësirë. Qielli u ndriçua nga dy shpërthime”, tha Stepan Chuma, 27 vjeç, një punonjës i urgjencës, i cili nxitoi në vendngjarje me kolegët e tij.

Ai tha se 20 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas Reuters, nëntëmbëdhjetë ambulanca me sirena u panë duke lëvizur nga drejtimi i bazës, tha një dëshmitar.