104 persona

Rritet numri i të vrarëve dhe të plagosurve në Gaza të cilët po prisnin për ushqim

Të paktën 104 persona janë vrarë dhe 760 janë plagosur në një incident ku trupat e Forcave izraelite të Mbrojtjes hapën zjarr teksa civilët palestinezë po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

Civilët ishin vërshuar rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen, shkruan CNN.

Një zyrtar izraelit tha se trupat e IDF-së përdorën zjarr ndaj njerëzve që rrethonin kamionin me ndihma pasi “turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr të drejtpërdrejtë”.

Kamionët e ndihmës u përpoqën të largoheshin nga zona, duke përplasur aksidentalisht të tjerët dhe duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të tjera, shtuan dëshmitarët.