Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi në Gjermani, 5 të vdekur, 31 të plagosur dhe dy të zhdukur

Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi i impiantit të përpunimit të mbeturinave në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.

Të paktën 5 njerëz kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë plagosur, ndërkohë raportohet për dy të zhdukur.

Sipas Currenta, kompanisë e cila zotëron objektin, tani është praktikisht e pamundur që personat e zhdukur të gjenden të gjallë.

Shpërthimi ndodhi të martën, 27 korrik,  në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.

Pas shpërthimit u krijua një re e zezë toksike, e cila sipas së kontrollit të rajonit Rhineland-Bergis, u drejtua në zonat e Bursaid dhe Vermelskirchen, ndërsa  aroma e rëndë  ndihej deri në Zollingen dhe Wuppertal.

Disa minuta pas shpërthimit, u aktivizua aplikacioni “NINA”, përmes të cilit, me një mesazh të “rrezikut ekstrem”, banorët u njoftuan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.

‘Koelner Stadtanzeiger’, ndërkohë, raporton se që nga fundi i javës së kaluar, kompanitë e ndërtimit kanë hequr mbeturinat e mëdha nga përmbytjet e fundit në Gjermaninë perëndimore, për transportuar ato në fabrikën aktuale për klasifikim dhe djegie.