Rritet bilanci i viktimave. Deri tani 15 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi.

Sipas mediave vendase, numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani thuhet se është 15, ndërsa mbi 300 persona kanë mbetur të plagosur.

8 viktima janë regjistruar në Elazig, 6 në Malatya dhe 1 në Diyarbakir.

Bilanci mund të rritet nga momenti në moment pasi operacionet e shpëtim-kërkimit mbi rrënoja vijon ende.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë në shumë qytete të Turqisë.