Vijon të rritet numri i infektimeve si pasojë e COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, në vendin tonë.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 71 raste të reja me koronavirus dhe 1 humbje jete në 24 orë.