Rritën tensionet: Ambasadori serb refuzon notën e protestës nga Mali i Zi

Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviq ka refuzuar ta pranojë notën e protestës nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Kjo është bërë e ditur nga ministria e jashtme malazeze që drejtohet nga Sërxhan Darmanoviq, raporton RTCG.

Bozhoviq u thirr në intervistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot për t’iu ofruar nota e protestës lidhur me ngjarjet e fundit jashtë ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe përpjekjen e mbrëmshme për djegjen e flamurit malazez.

Ambasadori Bozhoviq  ka dënuar rastin me flamurin duke e cilësuar si një veprim të papërshtatshëm.

Sipas tij, kjo në  asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të shtetit të Serbisë ose qytetarëve të tij.