Rriten pagat e punonjësve të policisë në Shqipëri, del lista: Nga inspektorët të drejtori i përgjithshëm

Nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë do të jenë 7500 lekë më të larta.

Në vendimin e qeverisë rezulton se paga për gradën inspektor varion nga 57.500 deri në 62.680 lekë, për gradën nënkomisar 70 mijë lekë, për komisarin 77 mijë lekë, kryekomisari 87 mijë lekë ndërsa drejtuesi 99 mijë lekë. Paga më e lartë është për drejtuesin e përgjithshëm që shkon në 125 mijë lekë.

Teksa njoftoi më herët vendimin për rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama tha se bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës.