Komiteti Emergjent i Gjilanit për paralandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë Covid-19, me në krye nënkryetarin e kësaj komune, Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin vlerësues të situatës, pas 20 rasteve të reja pozitive të shënuara brenda 24 orëve të fundit/

Ismajli i cili udhëheq me operacionet në kuadër të Komitetit, ka deklaruar për Gazetën Metro se në këtë takim është diskutuar për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e të prekurve me koronavirus në Gjilan.

“Po, janë rritur kapacitetet për trajtim të të prekurve me Covid-19 në Gjilan”, ka thënë Ismajli

Përndryshe, që nga regjistrimi i rasteve të para pozitive me koronavirus në Gjilan, janë infektuar 230 persona, 146 prej tyre janë shëruar, 80 janë raste aktive, derisa 4 kanë vdekur.