Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, kaq kushton metri katror

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur nga 200 deri në 700 euro më shumë se në vitin 2021.

Çmimi i apartamenteve në zonën e ish- Bllokut dhe kullave arrin në 5,000 euro/m².

Shoqata e Ndërtuesve thotë se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesa e lartë për shtëpi.

Por, shtrenjtimi i çmimeve po ul leverdinë nga qiraja, si për shtëpitë në qendër, ashtu edhe në periferi.

Rritja e normave të interesit të kredive pritet të tkurrë kërkesën, gjë që mund të sjellë edhe rënie të çmimeve./Euronews/