Regjistrohen dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, duke e çuar në katër numrin  e të infektuarve në 24 orët e fundit.

Mediat në Shqipëri raportojnë se dy rastet e reja nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë vatra të reja.

Rasti i parë është një shofer në një kompani ndërtimi, i cili punonte në Tiranë.

I dyti një 84 vjeçar në fshatin Mengel, teksa nuk dihet historiku i infektimit të tij.