Dy të dyshuar

Rrihet 41-vjeçari në Zvicërr

Një kosovar 41-vjeçar është sulmuar brutalisht mbrëmjen e së mërkurës në Zvicër.

Media zvicerane Blick.ch raporton se 41-vjeçari nga Kosova ka mbetur i lënduar rëndë nga goditja në kokë që i është bërë me një mjetë të fortë. Ai është detyruar të dërgohet me urgjencë në spital, teksa janë përdorur automjetet fluturuese, transmeton ballkani.info.

Policia zvicerane dy orë pas kryerjes së kësaj vepre ka arritur të arrestojë dy persona, njëri zviceran 16-vjeçar dhe një shqiptar 44-vjeçar, teksa policia është në kërkim edhe të personit të tretë.

Sipas policisë 41 vjeçari nuk është në rrezik për jetë, teksa nuk dihet ende arsyet që dërguan deri në sulmin fizik.