Rrihen mes vete e gjuhen me armë katër persona në Prishtinë, njëri prej tyre sulmon edhe policinë

Policia ka arrestuar katër persona në Prishtinë.

Të dyshuarit nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja.

“Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.