Propozim

Rrëzimi i vettingut në politikë, maxhoranca hedh poshtë propozimin e PD

Propozimi i PD-së për nevojën e një vettingu në politikën shqiptare është rrëzuar këtë të premte në kryesinë e kuvendit shqiptar me 12 vota kundër dhe 7 vota pro.

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesit e majtë u shprehën se edhe Komisioni i Venecias e ka gjetur problematik propozimin e opozitës.

“Venecia e ka gjetur problematik propozimin. Na kanë dhënë leksion se vettingu i gjyqtareve nuk është i njëjtë me atë në politikë”, tha Vasilika Hysi.

Mund të bëhen përmirësime ligjore nen për nen. Venecia tha se qëllimi është legjitim, të tjerat janë teknikalitete”, u shpreh Bylykbashi.

Në ditët e ardhshme maxhoranca e opozita do të dërgojnë në seancë plenare dy raporte në lidhje me vettingun në politikë dhe më pas do të votohet.