Analisti Imer Mushkolaj rrëzimin e kulimit të objektit të komunës së Prishtinës e ka quajtur skandal. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga komuna për këtë incident, i cili ka kushtuar një qytetare me lëndime të rënda.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është shprehur i shqetësuar me objektet tjera.

“A dha kush përgjegjësi për skandalin e rrëzimit të kulmit të Komunës në Prishtinë? Kur kështu ndodh në objektin e institucionit përgjegjës për ndërtimet në krejt Prishtinën, paramendoni çfarë pasojash mund të ketë në raste të tjera”, ka shkruar Mushkolaj.

VIDEO BONUS: Erërat rrëzojnë kulmin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës, një vajzë u lëndua rëndë