Bombarduesit nuklearë të Vladimir Putin janë parë në qiellin afër Rusisë perëndimore pas fundosjes së luftanijes ruse ‘Moskva’ në Detin e Zi.
Pamjet tregojnë 4 aeroplanë rusë Tu-95s, të njohur si ‘Bears’ në një distancë fare të afërt me Ukrainën.
Moska më parë ka përdorur bombardues me rreze të gjatë për të sulmuar Kievin me raketa jo bërthamore.
Por, tani është ngritur frika se presidenti rus mund t’i ashpërsoj sulmet e tij pas raportimeve se raketat ukrainase kanë shkatërruar luftanijen e njohur Moskva.







