Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi lidhur me përgjegjësinë institucionale në rastet e dhunës ndaj grave, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat.

Krasniqi ka vlerësuar shkrimin e Arlinda Zekajt, duke thënë se ai pasqyron dështimet institucionale dhe duhet të vendoset në institucionet e Republikës, krahas fotografisë së Presidentes, në mënyrë që të shërbejë si kujtesë për përgjegjësinë e zyrtarëve publikë.

Ajo ka kritikuar udhëheqësit institucionalë dhe ka kërkuar përgjegjësi për hallkat e drejtësisë në Pejë, duke theksuar se zyrtarët përgjegjës, sipas saj, tashmë do të duhej të përballeshin me pasoja ligjore.

Në reagimin e saj, Krasniqi ka ftuar qytetarët që të protestojnë çdo ditë para Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar një mobilizim qytetar për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

“Për siguri e liri për gratë e gjalla e drejtësi për gratë e vrara!”, ka shkruar Krasniqi në fund të postimit.