Rreth 30 milionë euro do të japë grante Ministria e Bujqësisë, fermerët mund të aplikojnë online

Ministria e Bujqësisë paralajmëron rritje të buxhetit për grante dhe subvencione.

Gjithçka brenda kësaj serre është punuar me kujdes të shtuar.

Për perimet në të është kujdesur Blerina Rexhepi që është edhe pronare.

Këtë e bëri edhe më ndihmën e ministrisë së bujqësisë që vitin e kaluar ndihmoi këtë agronome.

Pas grantit të fituar ajo thotë se do të aplikojë edhe këtë vit.

Por tash kjo do të bëhet në formën online, diçka që për Rexhepin është lehtësim.

Rexhepi thotë se në fund të vitit shkaku i pandemisë presin humbje.

Për shkak të pandemisë Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar rritje në buxhetin për grante dhe subvencione.

Për këtë thonë se janë të informuar tashmë ndërmarrjet private.

Kurse fermeri Armend Malazogu thotë se rritje nuk ka pasur por po tentohet që buxheti i dy viteve të paguhet menjeherë.

Ndërkohë,Minstria e Bujqësisë kanë thënë se ka interesim të lartë për të aplikar, dhe kanë treguar se sa është buxheti i ndarë për grante dhe subvencione.

Nga ministria bëjnë të ditur se aplikimi për subvencione do të zgjatë deri me 28 Gusht