Rreth 15 mijë kosovarë vizituan Ulqinin për festën e 1 majit

Edhe këtë vikend jo pak kosovarë ia kanë mësyer Ulqinit, derisa  për 1 maj atje ishin rreth 15 mijë kosovarë, derisa edhe pas festës së Bajramit pritet të ketë fluks kosovarësh drejt Ulqinit. 

Kosovarët janë turistë më bensik të Ulqinit dhe të ccilët po plazheve me ranë, pisha e gurishta, kanë mundësi ta vizitojnë edhe bukuritë tjra si Valdanosin, Bunën, Adën, pamjen afër Kodrës së Taraboshit, Kalanë e  atraksione tjera.

Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, tregon  se edhe këtë vikend jo pak kosovarë kanë zgjehdur Ulqinit për pushime.

Derisa ai falënderoi kosovarët që asnjëherë nuk e harrojnë qytetin e shqiptarëve, Ulqinin.

Gëzim Hajdinaga tregoi për 1 maj në pikën kufitare në  Muriqan kanë kaluar mbi 14 mijë turista.

Sipas tij Ulqini për disa ditë e kishte pamjen e qytetit sikurse në ditët e verës i mbushur.

“Kosovarët nuk vijnë vetëm për plazhet tona të bukura, por ata vlerësojnë se duhet të na ndihmojnë neve ekonomikisht.

Sipas tij  çmimet nuk dallojnë shumë nga ato në Kosovë dhe thuajse janë të njejta. 

Edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq, tha se janë të përgatitur për pritjen e turistëve.

Sipas tij vizitat e këtyre ditëve, dhe mysafiret e shumtë që kanë ardhur, premtojnë se sezoni i ketij viti do të jetë i bereqetshëm.

Ulqini ofron pamjet e bukura të Kalasë shekullore, shetitores së Ranës, Bunës dhe mistere tjera.