Në Torrevieja

Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton Cena, i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja

Në Torrevieja të Spanjës sot kanë përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës Anton CENA në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian.

Rreshteri CENA pos disiplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disipline tjetër.

Pra, Kampioni i katërfishtë yni, Anton CENA, Republikës së Kosovës dhe Policisë së saj ia solli tri (3) medalje; dy të arta dhe një të argjendtë.

Pasnesër, Rreshteri CENA pritet të garoj në disiplinën e notit 2000 m, në ujë të hapur dhe Policia e Kosovës i uron kampionit sukseset e radhës.