Rrëshqitje të dheut, Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët t’i shmangen kësaj rruge

Rrëshqitje të dheut ka pasur pasditen e sotme në rrugën që lidh Zubin Potokun me fshatin Dren.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës, ku ndër të tjerash është theksuar se tashmë janë duke u marrë masat për sanimin e rrëshqitjes dhe kthimin e normalitetit në këtë segment rrugor.

“Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmërojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje nga MI është kërkuar që të gjenden rrugë alternative dhe vetëm nëse është me patjetër të kalohet në këtë rrugë.

“Ndryshe deri në zgjidhje të problemit, shmangeni frekuentimin në këtë pjesë”, përfundohet njoftimi nga MI.