Rregullatori evropian autorizon vaksinën anti-COVID për fëmijët 5-11 vjeç

Rregullatori evropian i barnave ka autorizuar vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, duke lëshuar rrugë që doza të administrohen në milionë fëmijë të shkollave fillore në mesin e një vale të re të infektimeve.

Është hera e parë që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka aprovuar një vaksinë për fëmijët e kësaj grupmoshe.

Agjencia ka thënë se vaksina është rreth 90 përqind efektive në parandalimin e COVID-19 te fëmijët dhe shtoi se efektet anësore përfshijnë dhimbjen në vendin e injektimit, dhimbje koke, dhimbje e muskujve dhe ethe.

Viena nuk ka pritur aprovimin e EMA-s, dhe tashmë ka nisur vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç. Evropa aktualisht është epiqendër e pandemisë dhe OBSH-ja ka paralajmëruar se numri i vdekjeve në kontinent mund të shkojë deri në mbi 2 milionë deri në pranverë.