Rrëfimi rrëqethës i 15-vjeçares që u dhunua nga 5 persona: Frika e publikimit të videove më ka çuar në ato takime …

Është zbardhur dëshmia e vajzës së mitur në Mirditë e cila u abuzua seksualisht nga 5 persona, të cilët janë vënë në pranga.

Dëshmia e 15-vjeçares: Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë…Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video.

E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime.

Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….

Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin…… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale.”