Imri Deliu

Rrëfimi prekës i luftëtarit Imer Deliu, forcat serbe ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakrën e Abrisë

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve.

Sonte është i ftuar luftëtari i lirisë Imer Deliu i cili është dëshmitar I masakrës së Abrisë së Madhe ku u vranë dhe u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi.

Ai tregoi se i kanë ruajtur kufomat në mënyrë që ato të dokumentoheshin.

“Ne i kemi ruajtur kufomat derisa ato janë regjistruar nga gazetarët”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe për në ngjarje tjetër që ka ndodhur po të njëjtën ditë, ku thotë se në fshatin Kullbovc janë masakruar 13 djemtë më armë të ftohta.

“Në fshatin Kullbovc janë mbyt 13 djemtë me armë të ftohta, në mënyrën më mizore të mundshme. Për shkak që ka ndodh në të njëjtën ditë me ngjarjen e Abrisë, pothuajse asnjë media nuk është interesuar. Ngjarjet në Kosovë janë aq të mëdha”, tha ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin prekës të Imer Deliut: