Rrëfimi i Vasfije Krasniqit shtyn të flasin të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT) ka organizuar një mbledhje për të diskutuar për rastin e Vasfije Kraniqit, e cila pak kohë më parë më parë doli publikisht dhe shpalosi përjetimet e saj nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë së cilës ishte dhunuar seksualisht.
Në diskutimin “Jehona e zërit të saj: Ndikimi i paraqitjes publike i zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, u flit se pas daljes së Vasfijes kanë filluar të flasin edhe të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale, përcjellë Klan Kosova.
Mirlinda Sada nga “Medika Gjakova”, ka thënë se rasti i Vafijes ka shtyrë edhe gratë tjera të shprehen.
“Pozitive është se ato gra kanë arrit me u përballë me të gjitha komentet dhe të reagojnë si me komente pozitive e negative”, tha Sada gjate diskutimit të sotëm.