Rrëfimi i shokut që ishte bashkë në autobus me dy nxënësit që u vranë në Gllogjan

Blendi Mustafaj, shoku i dy nxënësve që mbetën të vrarë si pasojë e sulmit me armë zjarri në Gjllogjan, i cili ishte gjithashtu i pranishëm atë natë në autobus, përmes Facebookut, ka rrëfyer për ditën kur ndodhi rasti tragjik dhe momentet e tyre të fundit së bashkushkruan Gazeta Demos.

“Qe edhe 5 min edhe mrrim blend nashti osht dal kush met prit se ka bjen shi e ti ki me hec kom kogja shum po po qysh sdalin babi no vllav 100% ani burr veq mos u lag mrrim bre tash e u nalem bre kishe mrrim nstacion tonin po jo bre jo jo jo ishim kon nal gabim bre zot na nxansa kem bre zot  kerkuj borxh sja patem me na pre rrugen me Arm ne dor ajo arm shtiu mbi neve dhe gjithqka u bo terr”, ka rrëfyer nxënësi që ndodhej në autobus.

Tutje ai ka rrëfyer për mënyrën se si iu ka bërë thirrje shokëve të tij që të mos dorëzohen.

“Me jepi zoti forc u qova qa mu qu Gent moter qu bre qa je rrxu o led qu se babi kat thirr ntelefon qunu bre mos na leni qunu bre se edhe buka po ju ftofet qunu bre se tash kem fest per 28 nentor o qunu bre shok o shofer qu vozit qu nisu mos na le ktu ska pergjije o kape o mere o thirre bre kta o ata bre o shkruj kti o ishalla na del kush ndim po po edhe ndim na dulen nejse o kape bre qe u nisen per spital  me ja jep ndimen e par edhe pshtojn u nisme edhe na per spital se jetem qashtu ku ku qa na gjet o zot bre pse o zot ma bre zot o ton rrugen bre moter e vlla jom lut per juve mrrina une nspital deqan  une mir po menja te ju than i qun per pej se kan nevoj per Peje”, ka shtuar Blend Mustafaj.

Tutje ai ka rrëfyer për momentin kur e ka kuptuar se dy shokët e tij të ngushtë kanë vdekur.

“Erdh mengjesi krejt u qun tshpish bashk kta e kishin bo plan mem tregu mu se kan vdek po kerkush nuk e merke guximin mem thon kan vdek u ulem nsallon at mengjes heret ata ishin qu mu bi gati per me prit njerz tash e une se disha tuj fol krejt tuj e kqyr njoni tjetrin nsy fol ti hajt ti. vllav i jem sa hike sa delke per dere e pav se osht momenti mem tregu po ma bon vlla ti je i fort bonu i fort Genta e Ledi kan vdek haj zot i madh qa u bo tash nket mengjes kerkush nuk mujti mi nal lot”, ka rrëfyer nxënësi.