Rrëfimi i nënës së dëshmores Lumnije Raka: E kundërshtoja, s’e kam ditur atëherë që vajzat shkojnë në luftë

Fetije Raka, nëna e dëshmores, Lumnije Raka, e cila ishte ndër vajzat e para, që vullnetarisht u radhitën në radhët e UÇK-së, në rrethin e Kaçanikut, ka thënë që është krenare për vajzën e saj.

Ajo përmes një rrëfimi në Klan Kosova, ka thënë që vajza e saj ka shkuar me vullnet dhe dëshirë për të luftuar.

“Unë gjithmonë e kam kundërshtuar, pasi kam rritur jetima dhe nuk e kam ditur atëherë që shkojnë vajzat në luftë. I kam thënë rri në shtëpinë tënde sepse ka djem sa të duash për të luftuar, por ashtu paska qenë e shkruar”.

“Unë si nënë nuk kam pas dëshirë që vajzat e mia të largohen, pasi jam frikësuar shumë. Nëse më kish pyet mua unë nuk e kisha leju. Megjithatë jam krenare gjithmonë me fëmijët e mi”, ka rrëfyer nëna e dëshmores.