Xhihadistët

Rrëfimi i fitueses së Çmimit Nobel për Paqe: Na preknin ku të donin sikur të ishim kafshë! VIDEO

Nadia Murad, 25 vjeçe, fituese e Çmimit Nobel për paqe, ka zbuluar për “Guardian” detaje të dhimbshme gjatë qëndrimit si robe e xhihadistëve të ISIS-it, ku si shumica e grave Jazidi, ka qenë e keqtrajtuar seksualisht dhe është mbajtur si “mall i bardhë”.

Në teksin me titull “Kam qenë robe seksuale e ISIS-it. E tregoi historinë time, sepse ajo është arma më e fortë të cilën e kam”, ka zbuluar se si dukej tregtia e grave në shtetin e vetëshpallur të ISIS-it.

“Tregu i robërve hapej natën. Kemi mundur të dëgjojmë gungulën si zbret shkallëve, ku militantët i regjistrojnë dhe i organizojnë, kurse kur njëriu i parë ka hyrë në dhomë të gjitha vajzat fillonin të bërtisnin. Këto ishin sikur skenat e shpërthimit. Ne bërtisnim sikur të ishim të plagosura, shtriheshim nëpër dysheme, por asgjë nga këto nuk i ndalonte militantët. Endeshin nëpër dhoma, na shikonin, derisa ne luteshim dhe bërtisnim. Së pari shkonin në drejtim të vajzave më të bukura, duke i pyetur ‘sa vjet i ke’, duke ua prekur njëkohesisht flokët dhe buzët. Militantët na preknin gjithandej ku dëshironin, duke na i futur duart nëpër gjoks dhe këmbë, sikur të ishim kafshë”, shkruan Nadia Murad, transmeton Ballkani.info.

Siç thekson tutje, në treg mbizotronte kaosi, derisa xhihadistët pyesnin në gjuhën arabe dhe turkmene për vajzat.

Militantët i detyronin që ato të heshtnin, por ato vazhdonin të bërtisnin pa pushim, duke i goditur duart që i preknin dhe duke tentuar ta mbronin njëra tjetrën.

“Derisa ishim të shtrira atje, një militant qëndronte para nesh. Ka qenë luftetar i graduar dhe me emrin Salvan, i cili erdhi me vajzën tjetër të re Jazidi nga Hardana, të cilin planifikonte ta dëbonte nga shtëpia derisa e kishte blerë për ndërrim. “Ngritu”, tha. Kur nuk e bëra, filloi të më godiste. “Ti! Vajza me xhup! Të thash, ngritu! Nuk dukej si njëri, dukej si bishë”, shkruan Murad.

Sulmi në Sinxhar në veri të Irakut dhe marrja e vajzave për tregti seksuale nuk ka qenë vendim spontan, por ishte plan i ISIS-it, thotë ajo, duke shtuar se secili detaj ishte i planifikuar paraprakisht.

Murad arriti të ikte nga duart e ISIS-it në fillim të vitit 2015 pas tre muajve robëri, ku më pas erdhi në Gjermani si refugjate. Në duart e xhihadistëve ra në fillim të fillim të vitit 2014, kur u sulmua fshati i saj Koço në Sinxhar në veri të Irakut, ajo aso kohe shkonte në shkollë të mesme.

Ka qenë e robëruar bashkë me motrat dhe i ka humbur gjashtë vëllezërit dhe nënën. /Ballkani.info/